Makraduli: Në Maqedoninë e Veriut ka ndotje të ajrit

Maqedonia

Makraduli: Në Maqedoninë e Veriut ka ndotje të ajrit

Më: 27 janar 2020 Në ora: 16:29
Jani Makraduli

Zv. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Jani Makraduli theksoi se qeveria për herë të parë në vite ka një plan për të zgjidhur problemin me ndotjen. Në atë kontekst, shtoi Makraduli, ka masa të zbatuara për herë të parë në vend, si dhe përfundime që të gjitha partitë parlamentare kanë arritur së bashku.

“Për herë të parë ekziston një plan për trajtimin e ndotjes së ajrit, për herë të parë është pjesë e Buxhetit dhe për herë të parë është një përparësi strategjike e Qeverisë”, tha Makraduli.

Ai theksoi se shifrat tregojnë ulje të ndotjes dhe numrin më të vogël të ditëve të ndotura. Për këto pohimet kanë reaguar deputetët e opozitës me vërejtje se ai nuk mund të besonte ose të mos pajtohej me shifrat në instrumentet e matjes së ndotjes, në varësi të faktit nëse ka përgjegjësi ose jo.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka ndotje të ajrit, por ka rënie të dukshme të ndotjes së ajrit”, tha Makraduli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat