Zhbogar u bënë thirrje partive që të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Zhbogar u bënë thirrje partive që të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:44
Samuel Zhbogar

Brukseli edhe një herë i bëri thirrje Kuvendit të miratojë ligjin për Prokurorinë Publike para shpërbërjes së pritshme të tij në shkurt.

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar tha se Shkupi nuk duhet të qëndrojë pranë dhe të presë fillimin e negociatave, ndërsa kritikoi edhe partitë për fillimin e hershëm të fushatës zgjedhore.

“Do të përmend tre çështje që shpresojmë t’i përmirësojmë: Së pari është Ligji për Prokurorinë Publike, e dyta është Kodi Zgjedhor dhe e treta, gjithashtu shpresojmë që ardhja e eurodeputetëve në fund të javës dhe seanca e radhës e dialogut Jean Monnet të sjellë marrëveshje rreth rregullores së procedurave, për të cilat disa herë janë diskutuar”, tha Samuel Zhbogar, Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat