Maqedoni, deputetët nuk votuan informacionin për ndotjen e ajrit

Maqedonia

Maqedoni, deputetët nuk votuan informacionin për ndotjen e ajrit

Më: 27 janar 2020 Në ora: 23:46
Maqedoni

Deputetët nuk votuan sonte për Informacionin mbi ndotjen e madhe të ajrit të ambientit në Deputetët sot në Kuvend nuk votuar Informacionin për ndotje enorme të ajrit, të paraqitur nga OBRM-pDUKM.

Seanca është ndërprerë dhe, siç informon nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, do të caktohet një seancë tjetër.

Debati i sot në Kuvend u zhvillua me akuza të ndërsjella. Deputetët nga shumica parlamentare e cilësuan informacionin si manipuluese dhe dezinformuese në të cilin nuk mund të gjenden asgjë, përveç frazave të zhveshura.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së ndërkohë, kërkuan që LSDM të kërkojë falje nga qytetarët për dështimin për të mbajtur premtimin e saj, se do të zgjidhë menjëherë problemin e ndotjes së ajrit kur të vijë në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat