Rustemi: Janeva insistonte të dyshuarit në “Banka Postare” të mos përfundojnë në burg - Bota Sot
Rustemi: Janeva insistonte të dyshuarit në “Banka Postare” të mos përfundojnë në burg

Maqedonia

Rustemi: Janeva insistonte të dyshuarit në “Banka Postare” të mos përfundojnë në burg

Më: 28 janar 2020 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Prokurori burim Rustemi sot ka dëshmuar në seancën gjyqësore për rastin “Reket”. Ai tregoi se si Katica Janeva ka kërkuar që të mbyllet rasti “Banka Postare”.

“Në një takim joformal shkova te Janeva, dhe në një moment e tha një mendim, se mendon që të konstatojë dëmin në Bankën Postare dhe lënda të mbyllet në PSP dhe të akuzuarit të mos marrin dënime me burg. Ky mendim më futi në mendime dhe e pyeta veten cila është prapavija e kësaj. Megjithatë, ditët e ardhshme, ma mori mendja se Janeva dëshiron të thirret në mendimin e Gjykatës Supreme dhe t’i mbyllë hetimet në PSP, pasi që vetëm ai variant më dukej logjike”, deklaroi Rustemi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat