Pendarovski: Vendimi për fillimin e bisedimeve do të ndikojë pozitivisht në shoqëri

Maqedonia

Pendarovski: Vendimi për fillimin e bisedimeve do të ndikojë pozitivisht në shoqëri

Më: 28 janar 2020 Në ora: 14:28
Pamje nga takimi

Presidenti Pendarovski mbajti një fjalim në tryezën e rrumbullakët me titull “Rruga drejt BE-së dhe NATO-s: Perspektivat dhe sfidat”, të organizuar nga Këshilli i ambasadorëve.

Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij nëpërmes ambasadorit të BE-së ka shprehur falënderim deri tek vendet anëtare të BE-së që zgjerimi është vendosur në agjendën e BE-së dhe pret që Maqedonia e Veriut t’i fillojë bisedimet gjatë kohës së presidencës kroate dhe se metodologjia e re për hapjen e bisedimeve do të miratohet në takimin e Këshillit të Evropës në mars të vitit 2020.

Presidenti shtoi se efekti i vendimit për fillimin e negociatave do të ketë ndikim pozitiv mbi proceset politike, agjendës së reformave, rezultatet që duhet të arrihen dhe mbi optimizmin e shoqërisë.

Nga atje, tha ai, e rëndësishme për vendin tonë është kur të merret ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat