Administratorët e grupit “Dhoma Publike” janë thirrur në stacion policorë

Maqedonia

Administratorët e grupit “Dhoma Publike” janë thirrur në stacion policorë

Më: 28 janar 2020 Në ora: 15:44
Foto ilustrim

Dy persona, njëri prej të cilëve administratorë dhe tjetri krijues i grupit “Dhoma Publike” në rrjetin social “Telegram”, dje janë thirrur në polici.

Këtë sot e informoi zv. ministrja Slavjan Petrovska në profilin e saj në Facebook.

Vazhdon hetimi i Byrosë për Siguri Publike për grupin “Dhoma Publike”, e cila numëronte mbi shtatë mijë anëtarë në mes vete kanë shpërndarë fotografi me përmbajtje eksplicite, disa të mara nga interneti, ndërsa disa nga mesazhet private, në mesin e të cilave dhe të vajzave të mitura të moshës 12-13 vjet.

Petrovska tha se pas marrjes në pyetje dhe mbledhjes së provave kundër tyre do të ngritet kallëzime penale.

Në ndërkohë fillimisht prej mbi shtatë mijë anëtarë të numëruar grupi “Dhoma Publike” ka rënë në 3.800 anëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat