Sot rreth orës 12:30 në rrugën “Kej Vardar” në Gostivar, zyrtarët policor të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria M.A. (38) nga Tetova për shkak të pranimit të ryshfetit.
M.A. si i punësuar në DAP-Tetovë ka kërkuar nga një qytetar nga Gostivari 300 euro që të mos ia mbyll objektin e tij, pasi që përpara një jave gjatë kontrollit të objektit janë konstatuar disa lëshime ligjore.
Mjetet e kërkuara paraprakisht janë përpunuar në Sektorin për Krim-Teknikë të MPB-së.
M.A. është mbajtur në Stacionin Policor dhe konsultim dhe koordinim me prokurorin publik nga PTHP Gostivar do të përgatitet padi përkatëse.