Zaev tregon nëse janë siguruar 80 vota për miratimin e Ligjit për PP

Maqedonia

Zaev tregon nëse janë siguruar 80 vota për miratimin e Ligjit për PP

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 15:28
Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Social Demokrate, njëherit ish kryeministër i Qeverisë, Zoran Zaev tha sot se ende nuk mund të thotë se nëse janë ose jo të siguruara 80 vota të nevojshme për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.

Ai potencoi se versioni i fundit i ligjit u është dorëzuar sot tek të gjitha grupet parlamentare.

“Nëse më pyesni direkt, a keni një numër nuk mund ta them sepse sot të gjithë do ta shohin versionin përfundimtar të ligjit, me sugjerimet e të gjitha grupeve parlamentare dhe natyrisht që ata do të votojnë në përputhje me rrethanat,” tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat