Debat i Madh në Maqedoni: Ratkoceri i reagon ashpër ‘xhonturqit’ e Alternativës

Maqedonia

Debat i Madh në Maqedoni: Ratkoceri i reagon ashpër ‘xhonturqit’ e Alternativës

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 18:22
Arben Ratkoceri

Kryesia e Alternativës kishte dalur me një shkrim ku tregojnë për identitetin e tyre të bazuar në manifestin e ‘xhemijetit’, një partie të vjetër islamike jugosllave, e cila u shua me rëniet e Mbretërisë Serbe. Kjo ka nxitur publicistët në Maqedoni të regaojnë ashpër ndaj një fryme ‘xhontruke’, ose ‘haxhiqamiliste’ te partitë shqiptare në Maqedoni, që po synojnë aleancë me parti nacionaliste shqiptare.

Gazetari dhe botuesi i të së përditshmes ‘Koha’ në Shkup, Arben Ratkoceri, ka nxitur një debat te madh ne Maqedoni, pasi qe ka goditur partinë Alternativa, përkatësisht një shkrim të fundit, të Anëtarit të Kryesisë së Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, permes nje manifesti politik ka shkruar se frymëzmi i tyre, por edhe i shqiptarëve te Maqedonisë, vjen nga zgjaitmet xhonturke. Fjala është për manifestin e ‘xhemijetit’ organizatë fetare e politike e krijuar me nxitjen e Nikola Pasic dhe mbretit serb Aleksander në kohën e Jugosllavisë së Vjetër.

Madje keta kryesia e Alternativës ka shkuar mëtej duke i krahasuar disa figura fetare, dhe duke i barazvlerësuar me figurën e heroit Adem Jaashari, por edhe figura të tjera të historisë shqiptare

Zeka ua lëviz kockat në dhe Adem Jasharit, Azem Moranës, Sylë Hotlës e Harun Aliut

Po ta merrnin vesh këta heronj, që ofendimi i tyre për së vdekuri, nga Zeqirija Ibrahimi, (frontmen i partisë Alternativa, por edhe punëtor shkencor në ITKSH në Shkup) shkon deri atje sa sakrifica sublime ekskluzive e tyre kombëtare, barazvlerësohet me disa turkoshak të tipit të “Xhemijetit” e të disa anonimusave, kryesisht teolog të mëhallave, që në historinë shqiptare as që permenden, do të lëviznin eshtrat nga varret e tyre.

Derisa të lartëpermendurit dolën e sakrifikuan për kauzen shqiptare, këto të “Xhemijetit” si organizatë politiko-fetare boshnjako-turko-shqiptaro-rome e krijuar nga kral Aleksandri e Nikolla Pashiqi, me ndonjë përjashtim të vogël, jo vetëm i shërbyen mbretit serb e politikës së tij proserbe, por si deputet të zgjedhur nga ky, nuk njihen për asnjë kontribut kombëtar të dokumentuar. E dëshmi për këtë është se përveç privilegjeve politike e pasurive marramendëse që kishin gjatë shërbimit të tyre të verbër kralit, këtyre deputetëve të “Xhemijetit ” as një therrë në këmbë nuk ju ka hy gjatë kohës së Mbretërisë së SKS.

Për dallim nga këta, homologu i tyre, po ashtu deputet i asaj kohe, Ramë Bllaca, ekzekutohet me atentat sepse marrëveshjen turko-sllave, për shpernguljen e shqiptareve e ka shkërmoq në foltoren e Parlamentit të SKS .
Keëta të Xhemijetit, çdo herë kanë qenë pjesë e qeverisë serbe edhe atë të Partisë Radikale të kryeministrit Nikolla Pashiç.

Jam i bindur, Zekirija Ibrahimi, që heronjtë e lartëpërmendur nga Adem Jashari e deri të Harun Aliu, po edhe pjesa dërmuese e shqiptarëve të Maqedonisë, frymëzimin e kanë që nga Skenderbeu, Ismail Qemajli, Nënë Tereza , Qirijazët e Manastirit, Mujedin Aliu, poezit e Dritëro Agollit e romanet e Ismail Kadares, apo imamët si molla Vehbi Dibra Idriz Gjilani e hafez Sabri Koci,, e shumë e shumë të tjerë, e në asnjë mënyrë nga ata që “kryet e kanë pas në Stamboll e bythen në Parlamentin e Beogradit ( kjo vlen edhe per ditë të sodit)
P.S Nga Zeqa, po mungon vetëm Haxhi Qamili, prijës i Revulucionit Islamik të Shqiperisë së Mesme në fillim shekullit 20 dhe po duket se pengesë ka qenë dekorimi i tij me statusin e Heroit të kombit nga Enver Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat