Sonte pritet që Ligji për Prokurori Publike të kalojë në mbledhje qeveritare

Maqedonia

Sonte pritet që Ligji për Prokurori Publike të kalojë në mbledhje qeveritare

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet që të jepet dritë e gjelbër për Draft-ligji për Prokurori Publike dhe i njëjti nesër të dorëzohet në Kuvend për procedim të mëtejshëm, në Komisionin për Çështje Evropiane dhe në seancë plenare.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev nuk u deklarua nëse ka arritur shumicën prej 80 deputetëve për këtë ligj. Ai u bëri thirrje gjitha partive politike, duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në të marrin vendim për nisjen e rrugës së reformave në sistemin gjyqësor.

Nga OBRM-PDUKM njoftuan se Zaev po e gënjen veten kur thotë se janë përmbushur të gjitha kushtet e opozitës për miratimin e ligjit.

Çelësi për arritjen e shumicë prej dy të tretat në Kuvend është te grupi i pavarur i deputetëve të OBRM-PDUKM-së. Ato thonë se vendimin e tyre për ligjin do ta thonë nesër.

Zaev në anën tjetër tha se në Propozim-ligj janë përfshirë edhe propozimet e Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes Besa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat