Ligji për Prokurorinë kalon në Qeveri, prej sot futet në Kuvend

Maqedonia

Ligji për Prokurorinë kalon në Qeveri, prej sot futet në Kuvend

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 08:46
Ilustrim

Ligji për Prokurorinë Publike ka marrë dritë jeshile nga Qeveria mbrëmë dhe prej sot do të futet në procedurën parlamentare. Qeveria dha mbështetjen e nevojshme të dy të tretave nga deputetët për miratimin e tij.

Shumica parlamentare mbështetet në votat e grupit të pavarur të OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes Besa.

Projektligji pritet të miratohet në Kuvend deri në 12 shkurt, kur përbërja aktuale do të shpërndahet dhe do të shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 12 prill.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, dje tha se tre ditët e mbetura deri në shpërbërjen e Kuvendit janë të mjaftueshme që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.

Ndërsa Mickoski tha se pret që të mërkurën të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahet marrëveshja për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, më herët deklaroi se nëse merr propozim-ligj të harmonizuar, ai do të vendoset në seancë para shpërndarjes së Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat