Rashidi: Versioni i Ligjit për Prokurorinë që ka arritur në Kuvend dallon nga ai për të cilin kemi marrëveshje

Maqedonia

Rashidi: Versioni i Ligjit për Prokurorinë që ka arritur në Kuvend dallon nga ai për të cilin kemi marrëveshje

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:10
Syrija Rashidi

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp në Kuvend, tha se deputetët e ASH-së nuk mund ta mbështesin propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, pasi siç tha, dallon nga ai version për të cilin janë marrë vesh.

Rashidi tha se versioni i dorëzuar në Kuvend, parasheh amnisti.

“Është e vërtetë që ASH ka pasur bisedime me Ministrinë e Drejtësisë dhe kemi pasur vërejtjet tona në draft-versionin, por ajo që ka arritur në Kuvend, dallon drastikisht. Sidomos në nenin 110 ku parashihet amnisti, ndërsa ne asnjëherë nuk do të mbështesim ligj për Prokurorinë që mundëson amnisti”, tha Rashidi.

Edhe deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, tha se ata nuk do ta mbështesin versionin i cili sot ka arritur në Kuvend.

Seanca për Ligjin për Prokurori Publike pritet të fillojë sot në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat