Ahmeti: Do ta mbështesim versionin që jemi dakorduar në qeveri

Maqedonia

Ahmeti: Do ta mbështesim versionin që jemi dakorduar në qeveri

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 14:22
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë një takimi me Odën Ekonomike Veri-Perëndimore foli edhe për ligji për Prokurorinë Publike.

Ai the se versioni i vetëm të cilin do ta pranojnë, është ai që mbrëmë është miratuar në qeveri.

“Ligji për Prokurorinë Publike është i vetmi ligj që kemi dakorduar mbrëmë në Qeveri dhe asnjë variant tjetër nuk është i pranueshëm. Unë di ligjin e dakorduar mbrëmë, por ligjin që ka pasur ndryshime sipas vullneteve të tjerëve nuk e di, sepse unë jam në takime të vazhdueshme dhe jam informuar vetëm pak më parë se ligji i dakorduar paska pësuar ndryshime”, tha Ahmeti.

Edhe deputetët e dy partive opozitare shqiptare Fadil Zendeli dhe Syrija Rashidi, deklaruan se Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta mbështesin propozim-ligjin që sot ka arritur në Kuvend.

Seanca për këtë propozim-ligj pritet që të fillojë sot në ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat