Xhaferi: 16 shkurti data e fundit për shpërndarjen e Kuvendit

Maqedonia

Xhaferi: 16 shkurti data e fundit për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 15:09
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka kërkuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve që të deklarohet, në lidhje me atë se kur është afati më optimal për shpërndarjen e Kuvendit dhe të respektohen të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Xhaferit, përgjigjja e KSHZ-së ka qenë se Kuvendi mund të shpërndahet edhe 55 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve. Xhaferi tha se sipas kësaj, Kuvendi më së voni mund të shpërndahet deri më 16 shkurt.

“Përgjigjja e tyre është afati optimal 55 ditë para datës së zgjedhjeve, që do të thotë se dita e zgjedhjeve duhet të jetë e 56-ta”, tha Xhaferi.

Në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike, Xhaferi tha se ky ligj dhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik është vendosur në rend dite në seancën e caktuar për në orën 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat