Lëvizja Anti-bixhoz me thirrje publike për deputetët: Para se të votoni, mendohuni mirë - Bota Sot
Lëvizja Anti-bixhoz me thirrje publike për deputetët: Para se të votoni, mendohuni mirë

Maqedonia

Lëvizja Anti-bixhoz me thirrje publike për deputetët: Para se të votoni, mendohuni mirë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:18
Pamje nga konferenca

Lëvizja Anti-bixhoz e cila kundërshton kazinotë dhe bastoret sportive në vendbanime nëpërmjet një njoftimi në ‘Facebook’ u bëjnë thirrje deputetëve të Maqedonisë.

“Para se të votoni, mendohuni mirë, mos votoni ligj për lojërat e fatit i cili nuk është në përputhje me kërkesat e Lëvizjes Anti-Bixhoz dhe pritshmëritë e qytetarëve të shprehura në protesta disa herë me radhë – kërkesa e së cilës është dislokim të atyre objekteve 3 km jashtë vendbanimeve dhe i tillë nëpërmjet votës tuaj duhet të kaloj me çdo kusht”, shprehen nga kjo lëvizje.

Ata shtojnë se vota kundër mund të jetë vota e fundit si përfaqësues të qytetarëve, duke aluduar kështu se populli për këtë veprim nuk do t’i zgjedhë si deputet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat