Mickoski: Ligji i propozuar është për amnisti për Zaevit dhe ish-udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Mickoski: Ligji i propozuar është për amnisti për Zaevit dhe ish-udhëheqësinë e OBRM-PDUKM-së

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:41
Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, në konferencë për shtyp tha se “shtyrja me dhunë dhe kontrabandimi i Ligjit për Prokurori Publike vërteton qëllimin e Zaevit për të ikur nga përgjegjësia për skandalet, krimet dhe aferat që ndërlidhen me dyshimet për keqpërdorime por edhe frika e Qeverisë nga disfata në zgjedhje”.

“Zaev me Ligjin për Prokurori Publike dëshiron të mos vlejnë përgjimet ilegale dhe të kryejë operacion për amniti. Kjo amnisti është për Zaevin dhe familjarët e tyre, amnisti për udhëheqësinë e partisë së tij dhe funksionarëve të Qeverisë për të cilët ka dyshime se janë përfshirë në aktivitete ilegale dhe amnisti për një pjesë të vogël të ish-udhëheqësisë së OBRM-PDUKM-së, apo më saktë për ata që janë nën mbrojtjen e tij dhe vendosën të punojnë për interesin e Zaevit”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se çdo jurisit e ka të qartë se bëhet fjalë për ligj kundër Kushtetutës.

“Ligj ku po zbatohet drejtësi përzgjedhëse, përkatësisht padrejtësi, ku materialet përgjuese nuk do të vlejnë për Zaevin dhe bashkëpunëtorët e tij dhe shërbyesit e tij, por për të tjerët do të vlejnë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat