Saraji me sallë të re sportive

Maqedonia

Saraji me sallë të re sportive

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 16:57
Ilustrim

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov sot mori pjesë në lëshimin në përdorim të sallës sportive të shkollës së mesme të Bashkisë së Shkupit ‘Saraj’.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot marr pjesë në lëshimin për përdorim të kësaj salle sportive, diçka që na mungonte në këtë shkollë të mesme, sallë që e ndërtuan për një kohë rekord për një vit”, u shpreh Shilegov.

Sipas tij, kjo sallë është dëshmi për atë që e fol vazhdimisht se nëse punojmë të gjithë bashkërisht, dhe nëse kemi bashkëpunim cilësor ndërinstitucionale dhe nëse kemi përkrahje ndaj njëri tjetrit, suksesi është i pashmangshëm.

“Kjo është salla e parë në Bashkinë e Shkupit në të cilën investuam mjete të jashtëzakonshme, ku ka edhe semaforë sportiv dhe pajisje që të organizojë ndeshje shtetërore sportive, me qëllim Sarajin si komunë ta çojmë në nivel më të lartë për nga cilësia e jetesës”, tha Shilegov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat