Mbrojtja e Stojanovskës thotë se ajo ka kthyer paratë

Maqedonia

Mbrojtja e Stojanovskës thotë se ajo ka kthyer paratë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:14
Lila Stojanovska

Sot pasdite mbrojtja e Lila Stojanovska në lidhje me informacionet që u shfaqën në media për kallëzimin penal të parashtruar kundër klientes së tyre thonë se është e paqartë se në çfarë baze është parashtruar kallëzimi penal.

Avokatët e Stojanovskës tonë se po i habit fakti që kallëzimi penal është parashtruar pa pasur mundësi Lila Stojanoska të japë deklaratë apo të jep dëshmi dhe se kjo përbën shkelje të të drejtave.

Ndryshe, drejtoria e policisë financiare në Maqedoni ka sjellë vendim për kallëzim e për moderatoren Lila Stojanovska për veprën “fshehje të tatimit”.

Ajo në cilësinë e personit fizik për periudhën 21 qershor deri më 7 korrik 2017 për përfitime të mbi 16 mijë eurove për të cilat nuk ka paraqitur tatim.

Shumën e parave të përfituara dhe të tërhequra ajo nuk e ka paraqitur në Drejtorinë e të Hyrave Publike, në raportin përfundimtar të vitit 2017. Rrjedhimisht, ajo nuk ka paraqitur e as nuk ka paguar tatim personal në lartësi prej 1.788.397 denarë dhë kështu ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë së Veriut.

Këto mjete nga personi juridik DAN-MAK inzhenering Stojanovska i ka marrë me arsyetim që do të ndërtoje objekt për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe se nga ky projekt ata do të përfitojnë 3.58 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat