Kostadinov: Mickoski nuk arriti ta shpëtojë Gruevskin

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski nuk arriti ta shpëtojë Gruevskin

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 19:35
Kostadin Kostadinov

“Krahas gjithë bllokimeve, ndalimeve, kundërshtimeve të Ligjit për Prokurori Publike, Hristijan Mickoski pësoi disfatë”, tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov dhe shtoi se me këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur për krimin dhe se përgjegjësia do të bie mbi të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

“Dobët, ekzekutuesi Mickoski nuk arriti. Trego se sa herë sot t’u paraqit shefi yt nga Budapesti dhe të qortonte pse nuk arrite ta mbrosh”, tha Kostadinov.

Kostadinov theksoi se me këtë ligj përfundim gjyqësor do të kenë të gjitha rastet gjyqësore ku të akuzuar janë ish-funksionarët e OBRM-PDUKM-së, duke përfshirë këtu edhe Nikolla Gruevskin.

“Në këtë ligj nuk ka amnisti të fshehur, për secilin që ka aktakuzë do të përgjigjet para institucioneve”, tha Konstadinov duke thënë sqaruar se opinioni e din shumë se cilët zëra u dëgjuan në bomba dhe se si funksionarë të OBRM-PDUKM-së dakordësoheshin për tenderët, planifikonin luftë, kurdisnin zgjedhje, vidhnin, shkelnim, rrihnin dhe keqpërdoronin.

Sipas tij, bombat do të mbesin dëshmi deri në afatin ligjor (30 qershor) ndërsa për lëndët tjera indicie dhe se të gjitha proceset gjyqësore të PSP-së do të kenë vendime gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat