Çulev kërkon zbatimin e urdhrave të tij

Maqedonia

Çulev kërkon zbatimin e urdhrave të tij

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 22:19
Naqe Çulev

Një ditë pasi Qeveria anuloi 89 vendime të ministrit të brendshëm teknik, Naqe Çulev përmes një telegrami kërkon nga të gjitha njësitë organizative në MPB që të zbatojnë ligjet duke aluduar në vendimet dhe urdhrat e tij.

Çulev mohon të ketë bërë shkelje. Ai akuzoi kryeministrin teknik Spasovski se në mënyrë të jashtë ligjshme po mban dorën e zgjatur në MPB.

“Vendimi i Qeverisë është joligjor dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet. Është e drejtë e pacenueshme e ministrit të vendosë, të miratojë vendime dhe të bëjë shpërndarjen, apo ministri është ai që udhëheq me ministrinë. Qeveria nuk mundet në mënyrë kolektive të shkurtojë akte të tjera individuale juridike në këtë rast vendime, kështu që unë sot lëshova një telegrame deri te të gjitha njësitë organizative të MPB-së, ku theksoj pjesëtarët e MPB-së, të vazhdojnë ti kryejnë detyrat profesionale, ta respektojnë parimin e hierarkisë dhe parimin e ligjshmërisë“, tha Naqe Çulev, ministër i Punëve të Brendshme.

Ndryshe, kryeministri Oliver Spasovski sot tha se shfuqizimi i 89 vendimeve për punësim në Ministrinë e Punëve të Brendshme është bërë për shkak se emërimet janë bërë në mënyrë të paligjshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat