Varhelyi: Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë para takimit në Zagreb

Maqedonia

Varhelyi: Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë para takimit në Zagreb

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:08
Oliver Varhelyi

Komisioni Evropian pret që Shkupi dhe Tirana të marrin datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian para takimit në Zagreb në maj. Këtë e njoftoi në Kuvendin Evropian, komisari për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varhelyi.

Ai shtoi se KE ka për qëllim ta përshpejtojë zhvillimin e rajonit me perspektivë të qartë evropiane.

Vahelyi shtoi se ndryshimet e rregullave për anëtarësim në BE të propozuara nga Komiteti para disa ditëve parashohin kërkesa më të qarta për vendet kandidate.

Sipas tij, nëse përsëri anulohet vendimi për caktimin e datës për nisjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, do të ketë hapësirë për forcat e huaja. Ai ju bëri thirrje BE-së të trajtojë vendet e Ballkani Perëndimor si vende të bashkësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat