Të lënduarit në aksidenti hekurudhor afër Novacit jashtë rrezikut për jetë

Maqedonia

Të lënduarit në aksidenti hekurudhor afër Novacit jashtë rrezikut për jetë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 23:11

Katër të lënduarit në aksidentin hekurudhor afër Nogaevcit janë jashtë rrezikut për jetë. Tre janë burra dhe ata janë mbajtur në Spitalin e Velesit, ndërsa një është grua e moshës 50 vjeçare e cila për shkak të lëndimeve të marra në fytyrë është transferuar për shërim të mëtejshëm në Shkup.

Zëdhënësi i Spitalit të Përgjithshëm në Veles, Todor Jakovlevski deklaroi se gruaja ka marrë lëndime në fytyrë dhe pas ndihmës së ofruar mjekësore është dërguar në Shkup, ndërsa dy burrat e lënduar kanë marrë fraktura, ndërsa njëri ka lëndime më të lehta.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:10 kur automjeti ‘Ford Galaxy’ me tabela të Velesit pa respektuar sinjalizimin ka kaluar linjën.

“Automjeti pa respektuar sinjalizimit, ka hyrë në linjën dhe është goditur nga treni që ka shkuar drejt fshatit Nogaevci, Gradsko”, thonë nga ‘Hekurudhat e Maqedonisë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat