Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Do të ketë kushte për reshje të shiut në pjesë perëndimor dhe veriore të vendit. Gjithashtu do të fryjë erë mesatare veriperëndimore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 6 deri 15 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë i ndryshueshëm. Do të ketë reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet më të larta malore do të ketë reshje të borës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat