Ministrja Mizrahi sërish në konferencë për shtyp me emrin e vjetër kushtetues - Bota Sot
Ministrja Mizrahi sërish në konferencë për shtyp me emrin e vjetër kushtetues

Maqedonia

Ministrja Mizrahi sërish në konferencë për shtyp me emrin e vjetër kushtetues

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 10:53
Rashela Mizrahi

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, në Qeverinë teknike, Rashela Mizrahi sot sërish mbajti konferencë për shtyp në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ndërsa në prapavijë është emri i vjetër ‘Republika e Maqedonisë’ dhe jo emri i ri kushtetues ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, të dielën ju bëri thirrje kryeministrit Oliver Spasovski t’i propozojë Kuvendit ta shkarkojë Mizrahin nga pozita e ministres nëse ajo nuk respekton Kushtetutën.

Mizrahi u shpreh se ajo nuk ka vendosur tabelë të re në MPPS dhe ministrja e mëhershme dhe zëvendëskryeministrja e tashme për Çështje Ekonomike, Mila Carovska.

Edhe kryeministri i Qeverisë teknike, Oliver Spasovski tha se do të bisedojë me ministren Rashela Mizrahi në lidhje me tabelën me emrin e vjetër kushtetues dhe se nëse vërteton se interesat partiake vendoset para interesave shtetërore do të ndërmerren masa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat