Pendarovski-Luigi Di Maio: Mbështetje nga Italia për në Bashkimin Evropian dhe NATO

Maqedonia

Pendarovski-Luigi Di Maio: Mbështetje nga Italia për në Bashkimin Evropian dhe NATO

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 11:44
Stevo Pendarovski

Italia e mbështet Maqedoninë e Veriut në integrimin në saj në NATO dhe BE. Dy vendet kanë marrëdhënie miqësore tradicionale, me kuptim dhe besim të lartë si dhe dialog të shkëlqyer politike. Ky është konstatimi i takimit të sotëm të kryetarit Stevo Pendarovski me shefin e diplomacisë italiania, Luigi Di Maio, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

“Kryetari Pendarovski falënderoi për përkrahjen e pa-rezervë që vazhdimit e jep Italia për Maqedoninë e Veriut, në kuadër të integrimeve euroatlantike dhe falënderoi për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATo në Kuvendin italian”, njoftojnë nga kabineti i kryetarit.

Pendarovski theksoi se metodologjia e re e BE-së për bisedime është e pranueshme për Maqedoninë e Veriut, me qëllim që të kemi proces efektiv të anëtarësimit, me rezultate dhe përfitime konkrete për qytetarët. Ai tha se për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme që vendet anëtare të BE-së të pajtohen me metodologjinë dhe vendi të merr datë për nisjen e bisedimeve gjatë kohës së kryesimit kroat me Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit të Kabinetit të kryetarit Stevo Pendarvoski, dy bashkëbiseduesit në takim biseduan edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet si dhe për mundësitë që ato në të ardhmen të intensifikohen.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio sot në Shkup do të ketë takime me homologun e tij, Nikolla Dimitrov, me kryeministrin Oliver Spasovskin dhe do të bisedojë me liderët e partive politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat