Osmani: Sllovenia është shtet mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Osmani: Sllovenia është shtet mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 12:43
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional për ndihmë të huaj, Bujar Osmani dhe Ambasadori i Republikës së Sllovenisë në vend, Milan Jazbec, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan Memorandum për zhvillim rajonal ndërkombëtar mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Sllovenisë për periudhë 2020-2021.

Sipas njoftimit të SÇE-së, në ceremoninë e nënshkrimit pjesëmarrës ishin edhe Kryetari i Kuvendit Shtetëror të Republikës së Sllovenisë Dejan Zhidan, i cili për vizitë qëndron në vendin tonë, si dhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

“Sot ky formalizm i bashkëpunimit zhvillimor për dy vitet e ardhshme është vazhdimësi e mbështetjes shumëvjeçare të cilën Republika e Sllovenisë ja jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe atë nga vetë fillimi i procesit të integrimeve evropiane të vendit” – theksoi Osmani gjatë nënshkrimit, duke shprehur mirënjohje deri tek Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Sllovenisë, për mbështetjen e vazhdueshme drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me aktin e sotëm të nënshkrimit, Qeveria e Republikës së Sllovenisë do të alokojë më shumë se dy milion euro, respektivisht 2.126.000 EUR, mjete të pakthyeshme, të cilët në pjesë më të madhe do të alokohen për kofinancim të projekteve infrastrukturore, edhe atë në drejtim të sigurimit të trajtimit dhe përgatitjes së ujit për pirje në disa komuna. Gjithsesi, këtu është edhe mbështetja teknike për integrimet evropiane të vendit, siç është mbështetja e sektorit civil, e institucioneve përgjegjës për integrime evropiane, me çka Sllovenia, jo vetëm politikisht, por edhe përmes ndihmës zhvillimore fuqishëm qëndron në mbështetje të perspektivës evropiane të vendit”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat