Ministri Filipçe thotë se do të blihen 70 automjete të ndihmës së shpejtë mjekësore

Maqedonia

Ministri Filipçe thotë se do të blihen 70 automjete të ndihmës së shpejtë mjekësore

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 14:25

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaro se në periudhën që vjen do të forcohet edhe Shërbimi i ndihmës së shpejtë mjekësore me 70 automjete.

“Në periudhën që vjen do të forcohet edhe Shërbimi i ndihmës së shpejtë me automjete që i presim të blihen përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe me donacion nga Kina. 70 automjetet do të shpërndahen në mënyrë të duhur, që të forcohet shërbimi në Shkup, por edhe te të gjitha shërbimet urgjente në shtet”, tha Filipçe.

Ministria e Shëndetësisë seriozisht i forocon kapacitet e Entit Shëndetësor në Shkup, dhe entet shëndetësore në vend në pjesën e ndihmës së shpejtë, pikave të vaksinës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat