Pendarovski: Anëtarësimi në NATO është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe

Maqedonia

Pendarovski: Anëtarësimi në NATO është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 16:28

Kryetari Stevo Pendarovski në seancën solemne për ratifikimin e Protokollit tha se “anëtarësimi në aleancën veriatlantike nuk është vetëm anëtarësim në organizatë ndërkombëtare. NATO është aleancë e shteteve që bazohet në politikë të ndërsjellë dhe solidarit mbrojtës dhe vlera të përbashkëta. Anëtarësimi në aleatin më të fortë është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe”.

“Që nga aderimi ynë drejt Partneritetit për paqe në vitin 1955 ne aktivisht kontribuojmë në mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtare, posaçërisht në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar si kërcënim të madh në botën globale”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu:

Filloi seanca për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO

Ai tha se në NATO, Maqedonia e Veriut do të ketë votë të njëjtë me aleatët tjerë.

“Si komandat suprem i armatës sonë, personalisht do të angazhohet që të vazhdojmë me reformat në mbrojtjes, sidomos në modernizimin e pajisjeve të armatës, ngritjes së gatishmërisë së ushtarëve dhe përforcimit të kapaciteteve të armatës. Në këtë drejtim, do të vazhdoj të insistoj të punoj në rritjen e buxhetit për mbrojtje deri, së paku 2% nga BPV”, tha Pendarovski.

Pendarovski theksoi se anëtarësimi në NATO nuk do të ishte i mundshëm pa ndryshimet e thella politike që ndodhën në vitet e fundit në vendin tonë.

“Politika e re ndaj fqinjëve dhe angazhimi i fuqishëm në realizimin e kontesteve dhe ndërtimit të marrëdhënie të mira fqinjësore janë themeli i suksesit tonë në realizimin e qëllimeve strategjike. Kompromiset që i bëmë nuk ishin të thjeshta e as të lehta. Por, marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe partneritetit strategjik me Greqinjë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, dhe marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë, janë vendime kyçe që na çuan në realizimin e anëtarësimit në NATO”, tha mes tjerash Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat