Papandreu: Maqedonia e Veriut ka pritur shumë për këtë moment

Maqedonia

Papandreu: Maqedonia e Veriut ka pritur shumë për këtë moment

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 20:26
Jorgos Papandreu

Ish-kryeministri grek Jorgos Papandreu në një intervistë për “Telma” tha se “Maqedonia e Veriut duhet ta respektojë Marrëveshjen e Prespës sepse ka pritur për këtë moment për një kohë të gjatë”.

“Nëse Marrëveshja e Prespës nuk respektohet, ajo do të shkaktojë probleme në rrugën për në BE. Maqedonia e Veriut ka pritur një kohë të gjatë për këtë moment dhe duhet ta shfrytëzojë atë, dhe tani është shumë e rëndësishme që qeveria të bëjë ndryshimet e nevojshme. Marrëveshja e Prespës tashmë është bërë, tani duhet të bëhen ndryshime brenda, që sigurisht do të jenë për të mirë të qytetarëve dhe shoqërisë.

Vendi juaj tani është në rrugën e duhur dhe shpresoj se do të zhvillojmë më shumë miqësi tani”, tha Papandreu.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat