Sot vazhdon gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Maqedonia

Sot vazhdon gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 08:46
Llaskarcë

Sot në Gjykatën Penale në Shkup do të vazhdojë gjykimi për aksidentin tragjik në Llaskarcë.

Kjo seancë do të mbahet një ditë para përvjetorit (13 shkurt) nga tragjedia, e cila vitin e kaluar ka ndodhur pas pikëpagesës “Gllumovë”.

Në procesin e deritanishëm gjyqësor u prezantuan disa dëshmi verbale dhe materiale. Në seancën e fundit nga ana e ekspertëve kanë prezantuar informata për gjendjen shëndetësore dhe psikike të Manoil Trifunovski, shoferin e “Durmo Tours”.

Më 13 shkurt do të bëhet një vit nga fatkeqësia e komunikacionit pas pikëpagesës “Gllumovë”, ku autobusi i kompnaisë “Durmo Tours” e humbi kontrollin dhe ra në humnerë.

Në këtë aksident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica qytetarë të Gostivarit, ndërsa mbi 30 u lënduan rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat