LSDM: I realizojmë qëllimet strategjike, Republika e Maqedonisë së Veriut anëtarja e 30-të e NATO-s

Maqedonia

LSDM: I realizojmë qëllimet strategjike, Republika e Maqedonisë së Veriut anëtarja e 30-të e NATO-s

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “Kuvendi ratifikoi Marrëveshjen Veriatlantike për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO”.

“Është realizuar një nga qëllimet kyçe – Maqedonia e Veriut vendi i 30-të në NATO, krah për krahu me shtetet më të fuqishme dhe më demokratike në vend”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, pas bllokimeve, regjimit, izolimit më në fund u hap rruga për anëtarësimin në NATO.

“Anëtarësimi në NATO s’do të thotë vetëm siguri, kjo do të thotë më shumë investim, qasje në tregje të reja, vende të reja të punës dhe më shumë para te çdo qytetar”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se me Marrëveshjen e Prespës dhe me nënshkrimin Protokollit për anëtarësim nga vendet anëtare të NATO-s, tashmë sipas LSDM-së, ndjehet përfitimet ekonomik dhe rritja e investimeve.

“Pagat i rritën në të gjithë sektorët. Për vetëm dy vite e gjysmë, pagën e rritëm për 60%. Paga mesatare ka rritje më të shpejtë historike dhe më të lartë. Ekonomia nga -1.8% për vetëm dy vite e gjysmë u rrit deri në 44. Papunësinë e rritën deri në 17.1 përqind, hapëm 60.000 vende të reja të punës. Këto janë disa nga përfitimet nga NATO”, shprehen nga LSDM.

Nuk ka kthim prapa, thonë nga LSDM duke thënë se paralajmërimet për një hap prapa janë të rrezikshme, kundër perëndimit dhe kundër shtetit dhe se kthimi në izolim, bllokim s’do të ketë për shkak se qytetarët nuk do të lejojnë kthimin prapa.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat