Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoni, transportonte emigrantë

Maqedonia

Arrestohet një shtetas i Serbisë në Maqedoni, transportonte emigrantë

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Një shtetas i Serbisë mbrëmë vonë është arrestuar në autostradën Demir Kapi – Negotinë, pasi gjatë kontrollit në furgonin e tij janë zbuluar emigrantë nga Bangladeshi, India dhe Pakistani.

Siç thonë nga MPB, S.Z (34) është arrestuar mbrëmë rreth orës 23:45, duke e drejtuar furgonin “Renault Master”, me targa të Serbisë.

Në automjetin e tij janë gjetur 22 emigrantë (dy nga Bangladeshi, dy nga India dhe 18 nga Pakistani).

Shtetasi serb është dorëzuar në stacion policor për procedurë të mëtejme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat