Shekerinska: Këto suksese do t’i japin një fuqi të re Maqedonisë së Veriut - Bota Sot
Shekerinska: Këto suksese do t’i japin një fuqi të re Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Shekerinska: Këto suksese do t’i japin një fuqi të re Maqedonisë së Veriut

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 11:44
Radmilla Shekerinska

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në konferencë për shtyp foli për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin në NATO në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ashtu siç tha ajo, këto suksese do t’i japin fuqi dhe energji të re Maqedonisë së Veriut.

“E bëmë atë që shumë më herët është dashur të bëhet. Filluam t’i zgjidhin problemet. Dua të falënderoj për besimin e qytetarëe që na dhanë dhe ma dhanë personalisht mua. Mora pjesë dhe i shkova deri në fund dy qëllimeve strategjike të shtetit. besoj se këto suksese do t’i japin fuqi të re shtetit”, tha Shekerinska.

Ndryshe, dje Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, unanimisht me 114 vota e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat