Micevski: Xhaferi të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Maqedonia

Micevski: Xhaferi të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 12:41

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së kërkon që sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, të caktojë seancë me një pikë të vetme në rendin e ditës – shpërndarjen e Kuvendit.

Koordinatori i deputetëve të OBRM-PDUKM-së Nikoll Micevski, tha se ata kanë dorëzuar iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit që nga 5 shkurti dhe kërkoi që të respektohet marrëveshja për zgjedhje të parakohshme më 12 prill.

“Duam ta kujtojmë kryetarin Xhaferi për deklaratën e tij se Kuvendi duhet të shpërndahet më 12 shkurt, i cili tha se vetë do të sjell vendim që të shpërndahet Kuvendi. Xhaferi të jetë decid dhe të qëndrojë në fjalë, të caktojë seancë për shpërndarjen e Kuvendit, në të kundërtën, opinioni duhet ta ketë parasysh se kjo shumicë parlametare ikë nga zgjedhjet dhe marrëveshja e liderëve në prani të presidentit Stevo Pendarovski”, tha Micevski.

Ndryshe, nëse iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit vendoset në rend dite, që të miratohet duhet të votohet nga së paku 61 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat