Milloshoski publikon audio-incizim në Kuvend: Z.Z e di se me çfarë para Boki 13 ka hapur televizion - Bota Sot
Milloshoski publikon audio-incizim në Kuvend: Z.Z e di se me çfarë para Boki 13 ka hapur televizion

Maqedonia

Milloshoski publikon audio-incizim në Kuvend: Z.Z e di se me çfarë para Boki 13 ka hapur televizion

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 13:09
Antonio Milloshoski

Deputeti Antonio Milloshoski sot para deputetëve në Komisionin për Çështje Evropiane ka lëshuar një audio-incizim, në të cilin sipas tij, dëgjohet zëri i personit Z.Z (duke aluduar në ish-kryeministrin Zoran Zaev), duke biseduar me një person tjetër për të akuzuarin e parë në rastin “Haraçi”, Bojan Jovanovski – Boki 13.

Milloshoski tha se ky incizim jep dritë të vogël për atë se dikush dëshiron nuk dëshiron që përgjimet telefonike të përdoren si dëshmi në procedurat gjyqësore.

Milloshoski e lexoi transkriptën, pasi audio-incizimi nuk dëgjohej mirë dhe nuk mund të kuptohej.

Sipas Milloshoskit, personi Z.Z me një person tjetër, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, ka folur në lidhje me Boki 13, duke i thënë:

“U duhen para për televizionin dhe bënë kombinime. E pyeta prej ku i ka paret për televizion. Ai më tha nga Kroacia, por kryesisht nga Cile, Siljan Micevski, nga ai projekti për shtëpi të pleqve”, tha Milloshoski, duke e lexuar transkriptën e bisedës.

Deputeti Milloshoski tha se këtë incizim e ka marrë nga një person tjetër dhe e ndau me opinionin, për shkak të dyshimeve për përzierje në krim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat