Milloshoski me akuzë të rënda për Zaevin: Ai e ka ditur se me çfarë parash Boki 13 po e hap televizionin

Maqedonia

Milloshoski me akuzë të rënda për Zaevin: Ai e ka ditur se me çfarë parash Boki 13 po e hap televizionin

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 14:17
Antonio Milloshoski

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në Kuvend, ka prezantuar video incizim, në të cilën sipas tij janë ish kryeministri Zoran Zaev, dhe i akuzuari i parë në rastin “Zhvatja”, Boki 13.

Deputeti i lexoi transkriptin e bisedës, ndërsa incizimi mezi dëgjohej.
“I duhen para për televizionin dhe bën kombinime. E pyeta prej ku parat për televizionin. Ai më tha nga Kroacia, por, kryesisht nga Cile, Siljan Micevski, nga projekti për shtëpi të pleqve”, tha Milloshoski duke e lexuar transkriptin nga incizimi. Milloshoski tha se incizimin e ka siguruar nga një informator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat