Në dhjetor 40 mijë vizitorë vizituan Maqedoninë e Veriut - Bota Sot
Në dhjetor 40 mijë vizitorë vizituan Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Në dhjetor 40 mijë vizitorë vizituan Maqedoninë e Veriut

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Mbi 40 mijë turistë të huaj kanë vizituar vendin në dhjetor të vitit të kaluar.

Qyteti më atraktiv për vizitorët ka qenë Shkupi, ku prej numrit të përgjithshëm 40.627 vizitorë 19.290 kanë bujtur në Shkup, ndërsa 11.969 vizitorë të huaj kanë bujtur në vendet e liqeneve.

Vizitorët e huaj kanë qenë nga Bullgaria, 7.483, Greqia 5.651, Serbia 4.368, Turqia 3.154 dhe Kosova ne 2.237.

Numri i vizitorëve gjatë muajit dhjetor për vitin 2019 në krahasim me vitin 2018 është rritur 8.7% ndërsa numri i bujtjeve është rritur për 4.8%.

Numri i vizitorëve të brendshëm në dhjetor të vitit 2019, në krahasim me dhjetorin e vitit 2018 është rritur për 1.7% ndërsa numri i vizitorëve të huaj është rritur për 12.6%.

Nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar në krahasim me të njëjtën periduë të vitit 2018, numri i përgjithshëm i vizitorëve është rritur për 5.1%

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat