Çfarë i thanë Kasami dhe Gashi për njëri tjetrin Ziadin Selës, flet Taravari

Maqedonia

Çfarë i thanë Kasami dhe Gashi për njëri tjetrin Ziadin Selës, flet Taravari

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:57

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë eksluzive për Express, ka theksuar se kryetarët e partive politike, Alternativa dhe Besa gjatë gjithë kohë që janë bërë bisedime për arritjen e një koalicioni trepalësh, janë interesuar se çfarë mendon pala tjetër për koalicionin.

Këto detaje ai i shpalosi për herë të parë në një intervistë  ku tregoi me përqindje edhe ndarjen e pozitave në listat e deputetëve.

“Edhe Besa në fillim ka insistuar që të mos bëhet koalicion trepalësh, dmth nuk ulen që të bisedojnë me Alternativën deri në vitin e ri. Edhe Alternativa e kanë pasur të njëjtin qëndrim si Besa. Bile me një rast më kujtoihet, njëri nga kryetarët, nuk dua të ua përmend emrin, e pyeti kryetarin tonë, Ziadin Selën se çfarë thotë partia tjetër, dmth për palën tjetër, sepse ne negocionim me të dyja. Kryetari i tha: Sikur me i marr fjalët nga goja jote dhe t’i vendos në gojën e kryetarit tjetër.

Të njëjtat qëndrime i keni. Por ne jemi të vendosur që të shkojmë deri në fund që të arrijmë koalicionin trepalësh. Menjëherë pas vitit të ri më erdhi një porosi prej Besës që ata janë të gatshëm që të ulen edhe me Alternativën dhe unë të organizoj një takim trepalësh. Ky ishte momenti i parë që Besa pranoi të ulet. Megjithatë, ata kërkonin që vija e kuqe ndërmjet nesh edhe atyre të jetë 55% me 45% ose 60% me 40%.

Edhe pse nuk dua që t’i mendoj numrat, nuk kanë qenë aspak numrat të rëndësishëm. Zotri Sela madje e ka përmend se ne jemi të gatshëm me marrëveshjen që e kemi bërë në vitin 2017”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat