LSDM: Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit të të ardhmes euro-atlantike

Maqedonia

LSDM: Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe rrezikimit të të ardhmes euro-atlantike

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:03
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “ministrja teknike e Punës dhe Politikës Sociale, Rashela Mizrahi duhet të shkarkohet për shkak të sjelljes së papërgjegjshme”.

“Mizrahi, kuadri i Nikolla Gruevskit dhe Hristijan Mickoskit me vetëdije dhe qëllimisht e shkel Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Prespës, me çka vendos në rrezik marrëdhëniet me fqinjët dhe procesin e euro-integrimeve”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, Mizrani në vend se të organizohet në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, Mizrahi si ministre vendosi të jap urdhra të dhëna nga Mickoski dhe Grueski.

“Mizrahi nisi të keqpërdor institucion për qëllime partiake, të shkelë Kushtetutën dhe t’i përmbush urdhrat e Mickoskit dhe Gruevskit. Dëmet e këtyre veprimeve anti-NATO dhe anti-BE mund të jenë të mëdha për qytetarët, për shtetin dhe për të ardhmen tonë euro-atlantike”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se nuk do të lejohet që me veprimet e Mzirahit të rrezikohet Marrëveshja e Prespës me çka dëmton anëtarësimin në NATO dhe BE dhe kjo duhet të ndalet.

“Për këtë shkak mbështesim propozimin e kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski për shkarkimin e ministres Rashela Mizrahi”, shprehen nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat