Mickoski: Pas publikimit të regjistrimit të ri më qartë shihet koka e oktopodit në “Zhvatja” - Bota Sot
Mickoski: Pas publikimit të regjistrimit të ri më qartë shihet koka e oktopodit në “Zhvatja”

Maqedonia

Mickoski: Pas publikimit të regjistrimit të ri më qartë shihet koka e oktopodit në “Zhvatja”

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 18:33

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Micskoski nuk ka pasur mundësi më hollësisht të njihet me përmbajtjen e regjistrimit që në Komisionin kuvendor e publikoi deputeti Antonio Milloshoski, për të cilin tha se është i lidhur me rastin “Zhvatja”. Nga ajo që ka mundur ta lexojë nga transkriptet, siç tha. mund të shihet koka e oktopodit dhe se këtë duhet ta shohë edhe Prokuroria Publike.

“Nga ajo që mund shkurt ta lexoj para këtij takimi mund të kuptohet se në regjistrim dëgjohet zëri i ish kryeminsitrit si e këshillon rë dyshuarin e parë në rastin “Zhvatja” Bojan Jovanovskin dhe e pyet kush e financon televizionin, ndërsa ai i tregon si e financon. Nga kjo që e lexova praktikisht bëhet fjalë për mjete, nëse na kujtohet mirë ishin transferuar nga një biznesmen për ndërtimin e shtëpive për pleq, pjesë e asaj organizatë joqeveritare Bashkimi Ndërkombëtar”, tha Mickoski.

Ai theksoi se transkripti ka theksuar se personi “për të cilin thuhet se është ish kryeministër” tregon se e ndihmojnë atë televizion përmes donacioneve, shërbimeve të marketingut që, siç potencon, korrespondon me atë që ai para disa muajve vetë ka deklaruar se ky është televizion proqeveritar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat