OBRM-PDUKM sot vendos për mundësinë e largimit nga Kuvendi

Maqedonia

OBRM-PDUKM sot vendos për mundësinë e largimit nga Kuvendi

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 19:17
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM sot do të rishikojë mundësinë largimin nga Kuvendi. Këtë e bëri të ditur lideri i partisë Hrisitijan Mickoski, i cili tha se OBRM-PDUKM do të ndërmarrë një hap të tillë sepse nuk u thirr sot seanca për shpërbërjen e Kuvendit.

Komiteti Ekzekutiv i partisë do të vendosë këtë çështje sonte. Sipas Mickoski, sot me mos-shpërbërjen e Kuvendit, qeveria nuk respekton marrëveshjen politike me të cilën partitë parlamentare vendosën të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme me 12 prill dhe Kuvendi të shpërndahet sot.

Kryetari i Kuvendit sot refuzoi iniciativën e partisë së OBRM-PDUKM-së për shpërbërjen e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat