Ademi: Për dy vjet e gjysmë kemi sjellë vendin nga izolimi në integrim

Maqedonia

Ademi: Për dy vjet e gjysmë kemi sjellë vendin nga izolimi në integrim

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 21:56
Edmond Ademi

Për dy vjet e gjysmë ne kemi sjellë vendin nga izolimi në integrim, deklaroi në Resnjë, kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme të LSDM-së, Edmond Ademi.

“Ballkani në të kaluarën prodhonte më shumë histori se e ardhmja, kishte më shumë probleme sesa zgjidhje”, tha Ademi, dhe theksoi se Evropa tani mund të mësojë Ballkanin.

Ai tha se Izolimi tre-vjeçar i vendit u ndërpre nga dy burra të guximshëm – Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, të cilët ngritën dorën dhe nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila përmirësoi marrëdhëniet me Greqinë dhe zhbllokoi integrimin e vendit.

“Kuvendi ratifikoi marrëveshjen e Veriatlantikut dhe Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtarja e 30-të e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë – NATO dhe me kontekstin e krijuar, marrim paqen afatgjate, stabilitetin dhe sigurinë”, theksoi Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat