Kotzias: Mizrahi shkeli rëndë Marrëveshjen e Prespës - Bota Sot
Kotzias: Mizrahi shkeli rëndë Marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Kotzias: Mizrahi shkeli rëndë Marrëveshjen e Prespës

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 22:10
Nikos Kotzias

Për ndërrimin e tabelës nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi, reagoi edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias.

Ai në profilin e tij në “Twitter” shkroi se Greqia duhet të reagojë deri tek institucionet ndërkombëtare dhe BE-ja, për shkak të shkeljes së rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

“Qeveria deri tek KB-ja duhet të dorëzojë raport për shkak të Rashella Mizralit, ministres së Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë së Veriut, e cila vjen nga radhët e OBRM-PDUKM-së opozitare, për shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Prespës dhe për shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, shkruan Kotzias.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat