Osmani dhe Dimitrov në Paris, do ta dëgjojnë qëndrimin francez për metodologjinë e re

Maqedonia

Osmani dhe Dimitrov në Paris, do ta dëgjojnë qëndrimin francez për metodologjinë e re

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 08:52
Osmani dhe Dimitrov

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Francës në bisedime për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së.

Në kuadër të vizitës, janë paraparë takime me Amelie de Montchalen, sekretar shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, përgjegjës për Çështje Evropiane, si dhe me Kleman Bon, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit, Emannuel Macron.

Planifikohet që Osmani dhe Dimitrov të realizojnë takime edhe me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, Mariel de Sarnez si dhe me sekretarin e përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.

Në fokus të bisedimeve do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të publikimit të fundit të dokumentit të Komisionit Evropian për përforcimin e procesit aderues,.

Vizita në Paris e Osmanit dhe Dimitrovit ndodh në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat