Sheqerinska në mbledhje të Këshilli veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Maqedonia

Sheqerinska në mbledhje të Këshilli veriatlantik të NATO-s në Bruksel

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 09:53
Radmilla Sheqerinska

Në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska sot do të merr pjesë në mbledhje e Këshillit veriatlantik, bashkërisht me ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Në Bruksel, Sheqerinska përveç këtyre mbledhjeve do të merr pjesën edhe në mbledhjen kushtuar misioni ‘Mbështetje vendimtare’ në Afganistani dhe do të ketë disa takime dhe mbledhje me ministrat për Mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, vazhdimisht në mënyrë aktive merr pjesë në mbledhje e Këshillit veriatlantik të NATO-s.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut tashmë e votoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike dhe pas përfundimit të procesit të fundit për ratifikim në Kuvendin e Spanjës, Maqedonia e Veriut do të ketë të drejtën e votës në të gjitha vendimet që merren në NATO e që kanë të bëjnë me paqen, sigurinë në botë.

Sheqerinska dje nga Brukseli u shpreh se kjo është hera e fundit për Maqedoninë e Veriut të merr pjesë si vend i ftuar.

“Për herë të fundit po marr pjesë si anëtare e ftuar dhe jo si anëtare e plotë, sot është dita kur Ligji për ratifikimin e marrëveshjes Veriatlantike u shpall zyrtarisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ne morëm lajmin se Kuvendi i Spanjës ka pranuar rrugën e shpejtë për të ratifikuar protokollin tonë, anëtarësimi jonë i plotë është çështje ditësh, jo muajsh ose javësh”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat