Rritet niveli i ujit të Liqenit të Ohrit - Bota Sot
Rritet niveli i ujit të Liqenit të Ohrit

Maqedonia

Rritet niveli i ujit të Liqenit të Ohrit

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:34
Liqeni i Ohrit

Niveli i ujit të Liqenit të Ohrit është për një centimetër më lartë se dje, me çka e arriti nivelin mesatar për muajin shkurt, sipas matjeve të fundit të bëra nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Nivelet e dy liqeneve tjera natyrorë në vend janë të njëjta sikur dje, me atë që niveli i ujit të Liqenit të Dojranit është për 2,89 metra më lartë se mesatarja, ndërsa Liqeni i Prespës është 78 centimetra më i ulët se zakonisht.

Niveli i ujit i të gjithë lumenjve në vend është më i ulët se mesatarja, me përjashtim të Lepencit në Shkup, ku niveli është i njëjtë me mesataren, dhe në pjesë më të madhe shënojnë ulje të vogël në krahasim me dje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat