Filipçe: Aksidenti në Llaskarcë na mësoi si të ndihmojmë kur është e nevojshme

Maqedonia

Filipçe: Aksidenti në Llaskarcë na mësoi si të ndihmojmë kur është e nevojshme

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 13:33
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, e ka kujtuar një vjetorin e aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë.

Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se nga aksidenti në Llaskarc “kemi mësuar të ndihmojmë kur është e nevojshme”.

“Në ditën e sotme para një viti ndodhi aksidenti i tmerrshëm në fshatin Llaskarcë, i cili të gjithë neve na mësoi për humanitet dhe solidaritet më të madh. Na mësoi si të ndihmohemi, kur është e nevojshme të kujdesemi për njëri-tjetrin”.

“Vitin e kaluar Sedati arriti ta gjejë udhëtaren, të cilës i ndihmoi të mbijetojë nën autobusin, që u përmbys në Llaskarcë. Dëshira e tij më e madhe ka qenë që Jasmina të jetë gjallë. E gjetëm bashkë dhe isha dëshmitarë i momentit emocionues, kur ajo e njohu personin që ia shpëtoi jetën”.

“Këtë mëngjes u takova me Sedatin dhe Jasminën. Ajo u falënderua për kujdesin nga ana e personelit mjekësor, pasi është gjallë. Në momente të tilla të rënda shikohet humaniteti dhe mirësia, shikohet sakrifica për të ndihmuar”, ka shkruar Filipçe në Facebook.

Ndryshe, sot është organizuar marsh përkujtimor nga disa qytetarë, të cilët do të marshojnë nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik (fshati Llaskarcë) deri në sheshin e Gostivarit.

Nga aksidenti tragjik jetën e humbën 16 persona, ndërsa 32 të tjerë u lënduan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat