Maqedoni, regjistrohet viktima e parë nga gripi sezonal

Maqedonia

Maqedoni, regjistrohet viktima e parë nga gripi sezonal

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:02
Ilustrim

Një 14-vjeçare është viktima e parë nga gripi sezonal këtë vit në vend.

Këtë e konfirmoi mjekja Gordana Kuzmanovska, epidemiologe në Institutin për Shëndet Publik, pas informacioneve të marra nga Klinika për Sëmundje të Fëmijëve.

Kuzmanovska tha se 14-vjeçarja që ka ndërruar jetë mbrëmë, përveç gripit sezonal ka pasur edhe sëmundje tjera.

Vetëm këtë javë janë regjistruar 3600 të prekur nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 10.700 persona.

Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave, si masë për të parandaluar përhapjen e gripit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat