Çulev: Problemi me pasaportat i trashëguar nga Spasovski

Maqedonia

Çulev: Problemi me pasaportat i trashëguar nga Spasovski

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 14:12
Naqe Çulev

Për momentin kanë mbetur rreth 4900 formularë për pasaporta, ndërsa 14900 qytetarë presin që të pajisen me pasaporta.

Ndërkohë që dërgesa e radhës me pasaporta nga firma ekonomike Veridos do të arrij më 24 mars”, deklaroi ministri i brendshëm Naqe Çulev, sipas të cilit po bëhen përpjekje maksimale që të përshpejtohet procesi dhe sipas tij ekziston mundësia që dërgesa të arrij 10 ditë më herët nga termini i paraparë.

Çulev gjithashtu ka njoftuar se problemi me letërnjoftimet dhe lejet për vozitje është tejkaluar, mbettë të zgjidhet edhe problemi me pasaportat. Ndërkohë që është arsyetuar se problemin në fjalë e ka trashëguar nga paraardhësi i tij Oliver Spasovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat