Dy persona humbin jetën gjatë vjedhjes së një kazinoje në Shkup - Bota Sot
Dy persona humbin jetën gjatë vjedhjes së një kazinoje në Shkup

Maqedonia

Dy persona humbin jetën gjatë vjedhjes së një kazinoje në Shkup

Më: 15 shkurt 2020 Në ora: 12:29

Dy persona janë kanë humbur jetën në mëngjes gjatë grabitjes së një kazino në rrugën “Magjistralja Jadranska” në Shkup.

“Më 15 shkurt në orën 04:47 në SPB Shkup është paraqitur se në kazinonë në rrugën ‘Magjistralja Jadranska’ në Shkup kanë hyrë katër persona të armatosur dhe kanë gjuajtur ndaj të pranishmëve, me çka është goditur V.H. (22) nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ndërsa sipas informacioneve, B.N. (20) nga fshati Krushopek i Shkupit, i angazhuar si sigurim privat në kazino, me armë është goditur në kokë me çka ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Sipas paraqitjes, nga arka kanë marrë fitimin ditorë dhe janë larguar”, informojnë nga MPB.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet e SPB Shkup dhe janë marrë masat për të identifikuar autorët dhe për zbardhjen e rastit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat